Thursday, June 25, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me reshje shiu me intensitet të ulët, temperaturat...

Moti në Shqipëri me reshje shiu me intensitet të ulët, temperaturat mbeten të larta

ATSh/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit dhe shtrëngata të izoluara shoqëruar me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje  – veriperëndim me shpejtësi 5 m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër21/34Diell re
Kukës18/31Diell re shi
Lezhë22/34Diell re
Dibër16/30Diell re shi
Durrës21/33Diell re
Tiranë23/35Diell re
Elbasan22/35Diell re shi
Berat21/34Diell re shi
Vlorë21/30Diell re
Korçë16/27Diell re shi
Gjirokastër18/35Diell re shi
Sarandë21/32Diell re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram