By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fillon zbatimi i vendimit të Gjykatës Komerciale për asgjësimin e peshkut
October 3, 2025
Osmani e Kurti të martën nderohen me çmim nga UP-ja
October 3, 2025
Një aeroplan An-2 bëri një ulje të fortë në rajonin e Krasnoyarsk. Pati viktima
October 3, 2025
Kampionia olimpike me një minifund miniaturë të lë pa frymë edhe në dekadën e pestë!
October 3, 2025
“Çdo ditë e haja këtë ushqim dhe për shkak të kësaj u preka nga kanceri i zorres se trashe në moshën 25 vjeç”
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku
Lajme

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku

Kosova Times
Last updated: 2022/12/18 at 9:49 AM
Kosova Times Published December 18, 2022
Share
SHARE

Ka ndërruar jetë Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku. Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar Teatri i Kombëtar i Operas dhe Baltetit, i cili i ka kushtuar një mesazh artistit.

MESAZHI I TEATRIT KOMBETAR TE OPERAS DHE BALETIT

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 83 – vjeçare, të një nga figurave më të spikatura të Baletit, Artistit të Merituar” Albert Janku.
Një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Një karrierë që e nisi në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me rradhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetra role. Spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”. Interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin “Francesca da Rimini”, baletin “Lola”, “Fadeda”, “Zhurale”, “Laurencia”, “Don Kishot: etj. Albert Janku ka marrë pjesë edhe në një seri numrash koncertalë të dhëna në TKOB dhe jashtë kufijve të vendit me trupën e baletit dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka spikatur talenti i tij duke marrë vlerësime nga kritika e publiku. Nderuar me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në moshë të thyer nuk u shkëput nga ky teatër, duke ndjekur me vëmendje çdo shfaqje që është vënë në skenë. Nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent në mjaft balete, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish.
Në emër të drejtuesve dhe artistëve të TKOBAP-së, i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të botës së baletit e artit.
U prehtë në paqe!

You Might Also Like

Petrit Halilaj fiton `Çmimin Nasher 2027`

Java e Kulturës Gjermane, muzikë, kulinari dhe kinematografi

`Gratë për Gratë`, koncert në mbështetje të grave në politikë

Tilly Norwood, ylli i lindur nga inteligjenca artificiale që po e tremb Hollywoodin

Në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë shfaqen katër filma

Kosova Times December 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Theret me thikë një person në Ternovë të Skënderajt

Kosova Times Kosova Times August 30, 2025
Venezuelasit protestojnë në mbështetje të opozitës
Le Figaro: Rusët përdorën radarin kundërajror për të shënjestruar një aeroplan ushtarak francez mbi Balltik
Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku
Kurti në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”: Ju jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?