Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëSveçla e Prattipati diskutojnë prioritetet e qeverisë në fushën e sigurisë

Sveçla e Prattipati diskutojnë prioritetet e qeverisë në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e mandatit të ri qeverisës dhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se gjatë takimit, ministri Sveçla ka prezantuar prioritetet e mandatit të ri qeverisës dhe rezultatet e arritura deri më tani në fushën e sigurisë.

“Me këtë rast, Ministri Sveçla falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit si dhe garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksohet tutje. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram