Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e mandatit të ri qeverisës dhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se gjatë takimit, ministri Sveçla ka prezantuar prioritetet e mandatit të ri qeverisës dhe rezultatet e arritura deri më tani në fushën e sigurisë.
“Me këtë rast, Ministri Sveçla falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit si dhe garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksohet tutje.

