Saturday, June 27, 2026
HomeLajmeKos: Shqipëria dhe Mali i Zi ndër më të avancuarit në procesin...

Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi ndër më të avancuarit në procesin e integrimit

atsh

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka shprehur optimizëm për ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke i cilësuar si ndër vendet më të avancuara në rrugën e integrimit europian.

Duke folur gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, të mbajtur në Poloni, Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe është pranë mbylljes së kapitujve, një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, ritmi i reformave dhe angazhimi institucional mbeten elementë kyç për vijimin e suksesshëm të procesit të zgjerimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram