Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëMaqedonci dhe ambasadori slloven diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonci dhe ambasadori slloven diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe çështjet e sigurisë.

Gjatë takimit u bisedua për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Sllovenia, si dhe për angazhimet në fushën e mbrojtjes.

“Prita në takim Ambasadorin Borut Blaj i cili më shprehu urimin e tij për riemërimin tim si Ministër i Mbrojtjes. Diskutuam mbi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Sllovenisë, duke përfshirë mbështetjen e Sllovenisë për stabilitetin në Kosovë përmes pranisë në KFOR dhe NALT, si dhe bashkëpunimin bilateral”, thuhet në njoftimin e Maqedoncit në Facebook. 

Po ashtu, u diskutua për iniciativat në kuadër të të Central European Defence Cooperation si dhe për bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

“Në fund të dy u dakorduam për angazhim reciprok drejt avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë” ka shkruar ministri. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fejup.maqedonci1%2Fposts%2Fpfbid02BZX3wLoUFzBNP9RtLPvG2xhNAVrK46pbmmFhwfMQb8WiDvm9wPWcFyQDz9TthPA2l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram