Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeMujanoviq: Vuçiqi mbetet kërcënim për stabilitetin rajonal

Mujanoviq: Vuçiqi mbetet kërcënim për stabilitetin rajonal

Analisti politik Jasmin Mujanoviç ka vlerësuar se vendimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të hequr dorë nga planet për “grusht shteti” është lehtësues, por ka paralajmëruar se ai vazhdon të përbëjë rrezik për stabilitetin rajonal.

Në një reagim në platformën X, Mujanoviç ka theksuar se kjo ngjarje është një kujtesë se Vuçiqi mbetet i rrezikshëm.

Ai ka paralajmëruar se Vuçiqi mund të tentojë rikthimin në pushtet, veçanërisht nëse qeveria e re e udhëhequr nga Lista Studentore dëshmohet e paaftë për të qeverisur.

Sipas Mujanoviçit, zhvillimet politike në Serbi mund të kenë pasoja edhe për stabilitetin e rajonit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram