Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të zjarrvënies, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 6 qershor 2026 në rrugën “C” në Prishtinë.
Sipas policisë, nga zjarri ishte djegur një veturë, ndërsa dëme të konsiderueshme kishte pësuar edhe një automjet tjetër.
I dyshuari, A.Sh., 26 vjeç, është arrestuar nga hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

