Tuesday, June 30, 2026
HomeLajmeKosovëNë Drenas përurohet murali `Çast` në nder të të mbijetuarve të dhunës

Në Drenas përurohet murali `Çast` në nder të të mbijetuarve të dhunës

Në objektin e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG) në Drenas është zbuluar murali “Çast”, një vepër artistike kushtuar të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Murali është realizuar me iniciativën e Fondacionit Jahjaga, në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, dhe synon të përcjellë mesazhe kujtese, respekti dhe solidariteti ndaj të mbijetuarve.

Në ceremoninë e zbulimit morën pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përfaqësues të Fondacionit Jahjaga, udhëheqësja e QPDG-së, Kadire Tahiraj, si dhe përfaqësues institucionalë, aktivistë dhe qytetarë.

Sipas organizatorëve, murali “Çast” nderon dinjitetin, qëndresën dhe forcën e të mbijetuarve, duke riafirmuar përkushtimin institucional dhe shoqëror për drejtësi, mbështetje dhe mosharresë.

Vepra është vlerësuar si simbol i kujtesës së përhershme dhe si thirrje për ndërgjegjësim, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës dhe respektimit të dinjitetit njerëzor.

Përmes këtij murali, Drenasi i bashkohet nismave për ruajtjen e kujtesës historike dhe nderimin e të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram