Tuesday, June 30, 2026
HomeLajmeKosovëNis operacioni i kërkim-shpëtimit për një person në Liqenin e Batllavës

Nis operacioni i kërkim-shpëtimit për një person në Liqenin e Batllavës

Një person dyshohet se ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë, ndërsa Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur një operacion për lokalizimin e tij.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, rreth orës 13:00 policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, ka deklaruar Pllana.

Ai bëri të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram