Tuesday, June 30, 2026
HomeLajmeKosovëGjobitet me 300 euro nëna që la fëmijët në veturë gjatë të...

Gjobitet me 300 euro nëna që la fëmijët në veturë gjatë të nxehtit

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një nënë në Prizren, për shkak se ajo kishte lënë fëmijët e saj të mbyllur në veturë gjatë temperaturave të larta.

Vetura ishte e parkuar në një qendër tregtare në Prizren dhe fëmijët raportohen të kenë qenë të rraskapitur nga i nxehti.

“Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe me ndihmën e shufrës metalike ka hapur automjetin. Fëmijët ishin të lodhur dhe të dehidratuar nga nxehtësia. Ndërkohë, në vendngjarje është paraqitur edhe e ëma e tyre. Për shkak të moskujdesit ndaj të fëmijëve, policia i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, sipas kundërvajtjes ‘Moskujdes ndaj të miturit’”, njofton Policia e Kosovës.

Duke marrë parasysh se tani në stinën e verës temperaturat janë shumë të larta, Policia apelon për kujdes të shtuar, sidomos ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave të sëmurë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02LqSvjuMaguLun33wpiYiKTZLxryQtF3kxRwbGqWgk6ayv3ZggwW9NPDNK3fH5aUPl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram