Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka shpallur thirrje për kumtesa për simpoziumin me temën “Trashëgimia e Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja në kujtesën kulturore shqiptare”.
Përmes kësaj thirrjeje, ky institucion fton studiues, ish-punonjës të Rilindjes, akademikë, bibliotekarë, arkivistë, gazetarë, juristë dhe të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me punimet e tyre në këtë aktivitet shkencor.
Ky simpozium synon të trajtojë rolin dhe kontributin e Ndërmarrjes Shoqërore “Rilindja” në jetën kulturore, mediale dhe shoqërore të shqiptarëve, si dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së saj në kujtesën kolektive.
Afati për paraqitjen e abstrakteve është deri më 30 korrik 2026, ndërsa aplikimet mund të dërgohen në adresën elektronike: Info.BKK@rks-gov.net.

