By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në urimin e Hanukkah: Shqiptarët e hebrenjtë me histori të përbashkët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në urimin e Hanukkah: Shqiptarët e hebrenjtë me histori të përbashkët
Ballina 1Lajme

Kurti në urimin e Hanukkah: Shqiptarët e hebrenjtë me histori të përbashkët

Kosova Times
Last updated: 2022/12/21 at 2:06 PM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kombi shqiptar dhe ai hebre kanë të histori të përbashkët, të shtypjeve dhe persekutimit që pësuan në periudha dhe vende të ndryshme, por një histori që triumfoi me lirinë dhe çlirimin për të dy kombet. Këtë deklaratë Kurti e bëri në pritjen e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Kosovë, në shënim të festës Hanukkah.

Hanukkah, siç tha Kurti, është një festë e historisë së fuqishme të çlirimit, në të cilën Makabinjtë çliruan popullin hebre nga dominimi dhe rishenjtëruan Tempullin e Dytë në Jerusalem.

Populli shqiptar i Kosovës, siç tha Kurti, ka qëndruar pranë popullit hebre, në kohët më të vështira gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku dhjetëra familje shqiptare strehuan hebrenjtë dhe i ndihmuan ata të shpëtonin nga më e keqja.

“Shumë vite më vonë, një histori e ngjashme u përsërit, por këtë herë populli shqiptar i Kosovës ishte në nevojë. Familjet hebreje në Izrael ishin ato që hapën dyert e strehimit për shumë prej refugjatëve tanë. Dhe, kjo histori solidariteti mes popujve tanë, po hedh tashmë themelet e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona”, tha Kurti.

Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve , sipas kryeministrit, po zhvillohet në shumë fusha: arsim dhe kulturë; arkiva dhe kinematografi; bashkëpunim ekonomik; bujqësi dhe sektor të ujit; shkencë, teknologji dhe inovacion; shëndetësi dhe mjekësi, si dhe shumë fusha të tjera me interes të përbashkët.

“Kosova gëzon një diversitet të pasur kulturor, ku kultura të ndryshme gjatë shekujve kanë lënë gjurmë të prekshme dhe të paprekshme. Dhe ky diversitet kulturor pasurohet më tej nga gjurmët e kulturës hebraike dhe të komunitetit hebre, të cilat shtrihen në shekuj në historinë tonë:”, ka deklaruar Kurti.

Për të forcuar më tej këtë lidhje kulturore dhe shpirtërore ndërmjet dy vendeve, Kurti përmendi themelimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren. “Kjo qendër do të vendoset në objektin e trashëgimisë kulturore në kuadër të Qendrës Historike, ndërsa pas restaurimit dhe përshtatjes do të vendoset një sallë lutjesh – një sinagogë dhe muze që tregon historinë e miqësisë mes kombeve tona”, deklaroi ai.

“Ne synojmë ta kthejmë këtë qendër në një pikë lidhëse për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe me shtetet e tjera me popullsi të konsiderueshme hebreje. Për t’iu kthyer festës së sotme, më lejoni të përfundoj fjalën time duke ritheksuar se Hanukkah është një festë e shpresës, lirisë dhe fitores. Është një mundësi për ne që të kremtojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të jemi mirënjohës për lidhjet e forta të prosperitetit që kemi krijuar si vende demokratike e multikulturore”, deklaroi Kurti.

E në fund, siç tha kryeministri i Kosovës, emri ‘’Hanukkah’’ vjen nga fjala hebraike për ‘’përkushtim’’.

“Prandaj dëshiroj t’iu ftoj të gjithëve t’ia përkushtojmë këtë rast përpjekjeve tona të përbashkëta për një botë më paqësore. Le të ripërkushtohemi për të bërë gjithçka që mundemi për të ndriçuar urrejtjen, në mënyrë që t’i japim fund urrejtjes. Le të kujtojmë se në fund, drita gjithmonë do të triumfojë mbi errësirën dhe liria do të lulëzojë kundër shtypjes. Ndërsa qirinjtë janë ndezur këtë stinë, ju uroj të gjithëve një Festival të Dritave të lumtur dhe të begatë”, tha në fund shefi i qeverisë së Kosovës.

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve

Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë

Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

Kurti dhe Fuchs flasin për avancimin e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së

Sot dëshmoi i akuzuari Kadri Brahimi, depoisti ku u kapën 400 kg drogë

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Milani ofron 10 milionë euro për Xhakën, Leverksueni kërkon më shumë

Kosova Times Kosova Times June 18, 2025
Dollari dobësohet, euro forcohet
Ambasadori Mjeku pret në takim ambasadorin e ShBA në Jemen
Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë, shoqërohet në polici
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri Firdeuss Berberi, shoku i Laert Haxhiut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?