Wednesday, July 1, 2026
HomeLajmeKosovëMiratohet raporti për financat publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Miratohet raporti për financat publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 26-të në formë elektronike, ku ka miratuar disa vendime me rëndësi në fushën e financave publike.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Raportin e Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike për vitin 2025, i cili vlerëson menaxhimin financiar në subjektet e sektorit publik.

Po ashtu, Qeveria ka aprovuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit, me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.

Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që burojnë nga konfiskimi i pasurisë, bazuar në vendime gjyqësore të formës së prerë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram