Wednesday, July 1, 2026
HomeLajmeKosovëKuvendi Komunal i Prishtinës miratoi kornizën buxhetore 2027–2029

Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi kornizën buxhetore 2027–2029

Me 41 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi propozim-vendimin për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2027–2029.

Drejtoresha e Financave, Valbona Ahmeti-Makolli, theksoi rëndësinë e kësaj kornize, e cila, sipas saj, do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e kryeqytetit.

“Është përpiluar në përputhje me kornizën ligjore. Përmban të gjitha objektivat për këtë periudhë dhe përcakton limitet e shpenzimeve buxhetore sipas planifikimeve. Objektivat kryesore përfshijnë rritjen e efikasitetit të shpenzimeve komunale, respektimin e afateve kohore, si dhe rritjen e efikasitetit të të hyrave vetanake. Për këtë periudhë, grantet e caktuara nga Qeveria e Kryeqytetit arrijnë në 161 milionë e 95 mijë e 638 euro”, tha Valbona Ahmeti-Makolli, drejtoreshë e Financave.

Lidhur me përmbajtjen e këtij dokumenti, grupet parlamentare në Kuvendin Komunal të Prishtinës shprehën qëndrime të ndryshme.

Sipas Komunës, kjo kornizë nuk është thjesht një dokument, por një bazë mbi të cilën ndërtohet buxheti përfundimtar, i cili do të rregullojë shumë çështje në fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia, mjedisi dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram