Thursday, July 2, 2026
HomeLajmeKosovëFerizaj: Gjatë qershorit u raportuan 18 raste të dhunës në familje

Ferizaj: Gjatë qershorit u raportuan 18 raste të dhunës në familje

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit qershor 2026 janë raportuar gjithsej 18 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, numër i njëjtë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të policisë, nga 18 rastet e evidentuara këtë vit, 14 kanë ndodhur në Ferizaj, dy në Kaçanik, një në Shtime dhe një në Han të Elezit.

Ndërkaq, gjatë muajit qershor 2025 ishin raportuar po ashtu 18 raste, prej tyre 11 në Ferizaj, tre në Shtime, tre në Kaçanik dhe një në Shtërpcë.

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur se ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë në luftimin e këtij fenomeni.

Qytetarët mund të raportojnë rastet e dhunës në familje në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia ka garantuar se konfidencialiteti i të dhënave të raportuesve do të ruhet plotësisht.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram