Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 1.744 gjoba ndaj shoferëve që kanë tejkaluar kufizimet e lejuara të shpejtësisë gjatë muajit qershor 2026.
Sipas policisë, aktiviteti është zhvilluar në kuadër të projektit “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton “Mos e mat jetën me kilometra në orë”, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës, duke theksuar se shpejtësia e papërshtatshme rrezikon jetën e shoferëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Nga Policia Rajonale e Ferizajt është bërë e ditur se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim garantimin e një sigurie më të madhe në rrugë.

