Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëArratiset i burgosuri që po trajtohej në Onkologji

Arratiset i burgosuri që po trajtohej në Onkologji

Është arratisur një i burgosur që po trajtohej në Repartin e Onkologjisë në QKUK. Shërbimi Korrektuar ka informuar Policinë lidhur me rastin. 

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “mundësim i arratisjes së personit të privuar nga liria” ndaj tre të dyshuarve, zyrtarë korrektues.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet  në procedurë të rregullt.

“Nga Shërbimi Korrektues është pranuar informata se është arratisur nga Reparti i Onkologjisë i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram