Çelësi i shijes është te salca, përkatësisht kombinimi i salcës së sojës, vajit të susamit, mjaltit, limonit dhe uthullës së orizit, por edhe te mënyra se si priten karotat në shirita…
Nëse i keni kaluar javët e fundit në rrjetet sociale, ka shumë mundësi që të keni hasur
sallatën e famshme me karrota të gjalla. Sallata krokante, e freskët dhe aromatike kombinon shije të ëmbla, të kripura, të tharta dhe pak pikante për të krijuar një pjatë të shkëlqyer shoqëruese për peshk, mish ose perime. E frymëzuar nga shijet aziatike, është gati vetëm në pak minuta dhe funksionon po aq mirë si një drekë e lehtë, si pjatë shoqëruese për një barbeque ose si bazë për një vakt më të bollshëm. Çelësi i shijes është te salca, e cila është një kombinim i salcës së sojës, vajit të susamit, mjaltit, limonit dhe uthullës së orizit, si dhe te mënyra se si i prisni karrotat. Mund të shtoni edhe
proteina si pulë e pjekur, karkaleca deti, tofu ose qiqra, quinoa ose oriz nëse dëshironi. Sallata është gjithashtu e shkëlqyer si mbushje për tortilla ose bukë pita me humus. Është më mirë e freskët, por mund të ruhet në frigorifer deri në 2-3 ditë në një enë të mbyllur. Sa më gjatë të qëndrojë, aq më të buta do të bëhen karrotat.Sallatë me karrota – përbërësit:
- 3 karota mesatare
- 2 qepë të reja
- ½ – 1 lugë çaji xhenxhefil të sapo grirë
- 1 lugë gjelle salcë soje
- ½ lugë gjelle vaj susami (mund të përdoret edhe vaj ulliri)
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle uthull orizi (mund të përdoret edhe uthull molle)
- 1 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur fllad
- 1 majë thekon speci djegës
- 1 majë kripe dhe piper të sapobluar
- për spërkatje: koriandër ose majdanoz i freskët + susam
Sallatë me karrota – përgatitja:
Lëreni për 10 minuta që aromat të përzihen. Spërkateni me fara susami dhe bimë të freskëta para se ta servirni.
Lani dhe qëroni karotat. Vazhdoni t’i qëroni me një qëruese për të marrë shirita të gjatë e të hollë (mund të përdorni edhe një rende nëse nuk keni qëruese).
Vendosni shiritat e karrotave në një tas dhe shtoni qepët e njoma të prera.
Në një tas të vogël, përzieni salcën e sojës, vajin e susamit, mjaltin, uthullën e orizit, lëngun e limonit, xhenxhefilin, kripën, piperin dhe thekon e specit djegës.
Hidhni salcën mbi karotat dhe përziejini mirë.

