Sunday, July 5, 2026
HomeLajmeKosovëKFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë

Karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ushtrimet janë realizuar me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet njësive ajrore dhe personelit tokësor.

Në kuadër të aktiviteteve, janë përfshirë skenarë të ndryshëm si transporti i personelit, evakuimi i të lënduarve dhe situata emergjente, me qëllim ruajtjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit situativ të trupave të KFOR-it.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram