Miliona qytetarë të Iranit, si dhe zyrtar nga vendet mike me Teheranin, janë mbledhur në kryeqytetin iranian për të marrë pjesë në varrimin e ish-udhëheqësit Ali Khameney i cili u vra në ditën e parë të luftës me SHBA-në dhe Izraelin.
Përveç delegacioneve të shteteve mike, si dhe atyre të Hamasit dhe Hezbollahut, në varrim janë paraqitur edhe tre djemtë e Ali Khameney por, është vërejtur mungesa e Mojtaba Khameney, i cili ka trashëguar postin e udhëheqësit suprem dhe i cili ende, asnjëherë, nuk është parë publikisht.
Presidenti Amerikan Donald Trump ka thënë se dy palët janë pajtuar që gjatë ceremonive të varrimit nuk do të ketë kurrfarë këmbime të zjarrit por, shumë pyetje rreth armëpushimit si dhe marrëveshjes finale mbesin të hapura.
Besohet se negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit do të vazhdojnë gjatë javës së ardhshme.

