Sunday, July 5, 2026
HomeLajmeKosovëBiblioteka Kombëtare nderon 250-vjetorin e SHBA-së

Biblioteka Kombëtare nderon 250-vjetorin e SHBA-së

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua mbrëmjen e 4 korrikut me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe të kaltër të flamurit amerikan, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e cilësoi këtë si një simbol të bukur të miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe të përkushtimit të përbashkët për liri dhe demokraci.

“Biblioteka Kombëtare e Kosovës ndezi kupolat e saj ikonike me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu më 4 korrik në kuadër të festës ‘Liberty 250’, në nderim të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane. Një simbol i bukur i miqësisë së qëndrueshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe angazhimit tonë të përbashkët për liri dhe demokraci”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.

Ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e këtij jubileu, duke vënë në pah marrëdhëniet e ngushta dhe partneritetin e vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram