Kryetari i lëvizjes Kosova Multietnike Radomir, ka reaguar ashpër kundër frymës së urrejtjes antishqiptare që po manifestohet në Serbi, në disa qytete, kundër shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje. Rasti më i freskët është në qytetin e Kragujevcit. “E dënoj ashpërsisht vendosjen e posterave me përmbajtje antishqiptare në furrën e një pronari shqiptar në qytetin e Kragujevcit në Serbi, me mbishkrimin ” Mos e harro Gazimestan”, dhe ” Mos blej nga shiptari”, thekson Dimiq. Ndrysh ai rikujton se kjo nuk është hera e parë që shqiptarët etiketohen në mënyrë të ulët dhe gërditshme, me urrejtje. ” SHIPTARI”. Për këtë akt nacionalist ai kërkon zbulimin urgjent dhe dënimin e kryesve të këtyre akteve. “Lidhur me këtë automatikisht duhet vepruar indtitucionet e drejtësisë dhe dënuar atë që e ka bërë këtë veprim dhe që e ka menduar e shkruar. Duhet vepruar sipas ligjit, për shkak të nxitjes së urrejtjes nacionaliste dhe tensionimit të marrdhënieve ndëretnike. Kjo vlenë edhe për të gjithë të tjerët të cilët po nxisin në forma të ndryshme tensione dhe urrejtje me frymë nacionaliste të mos durimit, pa marrë parasysh se kush është dhe nga vjen”, thotë Dimiç. Gjithashtu ai ka kërkuar edhe nga Lëvizja Studentore që të dalin hapur kundër akteve të tilla që nxisin urrejtje ndëretnike.
“Nga ana tjetër ju bëjë thirrje studentëve që përmes këshillit të tyre të deklarohen publikisht dhe të tregojnë solidaritet me pronarin e furrës, kështu që t’i kundërvihen çdo forme të shperfaqjes urrejtjes nacionaliste në baza etnike”, përfundon reagimin e tijë Radomir Dimiç.

