Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se më 09.11.2025 e kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës përmes rrjeteve sociale.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari në lidhje me rastin.
“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

