Friday, July 10, 2026
HomeLajmeKosovëHamza pret drejtoreshën e NDI-së, flasin për zhvillimet politike

Hamza pret drejtoreshën e NDI-së, flasin për zhvillimet politike

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot drejtoreshën e Zyrës së NDI-së në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën ka biseduar për zhvillimet politike në vend.

Siç njofton PDK, Hamza ka vlerësuar rolin e NDI-së për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen që kjo organizatë i ka dhënë PDK-së ndër vite.

“Jemi falënderues për ndihmën që keni dhënë për ngritjen e kapaciteteve partiake dhe të institucioneve të Kosovës në përgjithësi”, citohet të ketë thënë Hamza.

Bëhet e ditur se në takim është biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme politike, sidomos pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 qershorit.

PDK thekson Hamza është shprehur se Kosova ka nevojë për institucione qeverisëse që e kthejnë vëmendjen kah zhvillimi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu e ka njoftuar delegacionin e NDI-së për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në PDK.

Siç thotë ky subjekt politik, drejtoresha e NDI-së, Nancy Soderberg, është shprehur e gatshme që të vazhdohet ky bashkëpunim edhe në të ardhmen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram