Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,ka njoftuar se, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) edhe për pesë vjet.
Ajo ka vlerësuar përvojën dhe punën e tij gjatë mandatit të parë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe profesionalizmit në punën e AKI-së.
“Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit. E falënderuam Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

