ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet ditën e diel nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin. Vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në verilindje – lindje në orët e mesditës, më pas mot i kthjellët.
Vranësira në orët e mesditës përgjatë relieveve malore parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
1 nga 2



