Sunday, July 12, 2026
HomeLajmeKosovëParandalohet futja e sendeve të kundërligjshme në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e sendeve të kundërligjshme në Burgun e Dubravës

Një operacion i koordinuar i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka parandaluar futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë së Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë.

“Aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), e cila, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë, ka zhvilluar një bastisje të planifikuar, e cila ka rezultuar e suksesshme”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gramë substancë të dyshuar.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura. Ndërkohë, SHKK ka nisur hetimet e brendshme për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet korrektuese”, thuhet tutje në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram