Ish-ministri i Ekonomisë, Rade Basta, dhe disa persona të tjerë u arrestuan sot në një operacion të madh policor me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, u konfirmua për portalin Nova.rs.Identiteti i personave të tjerë të ndaluar dhe numri i tyre aktualisht nuk dihet. Ata dyshohet se kanë “pompuar” para nga Ndërmarrja Publike “Beogradska Elektrana” në kohën kur Basta ishte drejtor i asaj ndërmarrjeje. Dyshohet se ata e kanë dëmtuar atë kompani me dhjetëra milionë dinarë.

