Sot rreth orës 08:20 policia ka pranuar informatën se në një banesë në Mitrovicën e Jugut është gjetur pa shenja jete një mashkull 25-vjeçar.
“Me urdhër të Prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

