Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëNjë person vdes gjatë punës pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë

Një person vdes gjatë punës pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një kulm i shtëpisë në rrugën “Kalaja e Krujës” në Prizren të hënën, në kohën kur aty po kryheshin punime, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima ka rënë nga një lartësi prej tetë metrash. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kurse, punëkryesi ku ka ndodhur rasti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia ka thënë se rasti po hetohet, i cili është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe “heqje e pajisjeve mbrojtëse”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram