-Dekrata e zyrtares së lartë të shtetit serb, Snezhana Paunoviq, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, e cila ka deklaruar se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta pastronte etnikisht Kosovën, ka hasur në reagim dhe dënim të ashpër nga politikani serb me prejardhje kosovare Radomir Dimiç, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes “Kosova Multietnike”. Ai ka thënë se kjo deklaratë edhe njëherë deshmon se sa i rrezikshëm është projekti nacionalist për botën serbe që vjen nga një frymë nenoziste dhe gjenocidiale e instaluar në politikën zyrtare të shtetit serb.
“E konsideroj të neveritshme dhe e dënoj ashpër deklaratën nacionaliste e gjenocidiale, neonaziste, të ish deputetes serbe nga radhët e SPS-së , tani ministre në Qeverinë e Serbisë e cila deklaroi se po të ishte në vendin e Millosheviqit, në luftën në Kosovë, do të kryente pastrim të plotë etnik të shqiptarëve të Kosovë. Kjo më së miri e vërteton faktin se sa e sëmurë është Serbia dhe sa i rrezikshëm është projekti për Botën Serbe kundër të cilit duhet të mobilizohet dhe ka kundërshtoj edhe bota demokratike, para së gjithash diplomacia evropiane dhe më gjërë”, ka deklaruar Radomir Dimiç

