Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëRadomir Dimiç reagon ashpër kundër deklaratës antishqiptare të ministres në Qeverinë e...

Radomir Dimiç reagon ashpër kundër deklaratës antishqiptare të ministres në Qeverinë e Serbisë

-Dekrata e zyrtares së lartë të shtetit serb, Snezhana Paunoviq, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, e cila ka deklaruar se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta pastronte etnikisht Kosovën, ka hasur në reagim dhe dënim të ashpër nga politikani serb me prejardhje kosovare Radomir Dimiç, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes “Kosova Multietnike”. Ai ka thënë se kjo deklaratë edhe njëherë deshmon se sa i rrezikshëm është projekti nacionalist për botën serbe që vjen nga një frymë nenoziste dhe gjenocidiale e instaluar në politikën zyrtare të shtetit serb.
“E konsideroj të neveritshme dhe e dënoj ashpër deklaratën nacionaliste e gjenocidiale, neonaziste, të ish deputetes serbe nga radhët e SPS-së , tani ministre në Qeverinë e Serbisë e cila deklaroi se po të ishte në vendin e Millosheviqit, në luftën në Kosovë, do të kryente pastrim të plotë etnik të shqiptarëve të Kosovë. Kjo më së miri e vërteton faktin se sa e sëmurë është Serbia dhe sa i rrezikshëm është projekti për Botën Serbe kundër të cilit duhet të mobilizohet dhe ka kundërshtoj edhe bota demokratike, para së gjithash diplomacia evropiane dhe më gjërë”, ka deklaruar Radomir Dimiç

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram