Wednesday, July 22, 2026
HomeLajmeKosovëMPB i quan spekulime lajmet lidhur me aksidentin Bllacë–Shkup

MPB i quan spekulime lajmet lidhur me aksidentin Bllacë–Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut i hedh poshtë, siq i quan ajo të pavërteta dhe spekulime të publikuara në një pjesë të mediave lidhur me aksidentin rrugor në autostradën PKK Bllacë–Shkup, në të cilin humbën jetën tre persona, sipas të cilave pretendohet se viktimat janë ndjekur nga një automjet tjetër që është paraqitur rrejshëm si polici dhe se një dukuri e tillë është vërejtur edhe më parë.

“Apelojmë që të mos përhapen dezinformata. As nuk është evidentuar një dukuri e tillë dhe as nuk ka ndonjë denoncim për të ashtuquajturën “polici e rreme”. Organet hetimore do ta zbardhin shkakun që ka çuar në këtë aksident trafiku”, thuhet në komunikatë të MPB-së në Shkup.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram