Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se moti gjatë ditës do të jetë i ngrohtë, me temperatura minimale që do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 28°C deri në 32°C.
Sipas njoftimit, era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, nga 2 deri në 8 metra në sekondë.
IHMK bën të ditur se gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh në disa zona të vendit.
Instituti u rekomandon qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të këtyre kushteve atmosferike, veçanërisht gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura.

