Tuesday, July 21, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me temperatura të larta, reshje lokale shiu

Moti në Shqipëri me temperatura të larta, reshje lokale shiu

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në jug dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në veri e qendër, e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor  veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s,ndërsa në bregdet në veriperëndim hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/s.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër23/37Diell re shi
Kukës20/36Diell re shi
Lezhë21/35Diell re shi
Dibër19/35Diell re shi
Durrës21/33Diell re shi
Tiranë25/39Diell re shi
Elbasan24/40Diell re shi
Berat20/40Diell re
Vlorë23/38Diell re
Korçë18/36Diell re
Gjirokastër17/40Diell re
Sarandë23/38Diell re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram