By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritje e investimeve direkte në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Rritje e investimeve direkte në Kosovë
EkonomiLajme

Rritje e investimeve direkte në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/04 at 11:50 AM
Kosova Times Published January 4, 2023
Share
SHARE

Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme në tërheqjen e investime të huaja direkte. Përkundër faktit që ndër vite janë shënuar përparime në disa faktorë si reforma në politikën tatimore dhe makroekonomike, dhe investime në infrastrukturën rrugore, Kosova vazhdon të jetë sfidë për tërheqjen e investimeve të mëdha.

Mos-normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe mungesa e sundimit të ligjit, janë një ndër faktorët që paraqesin problem në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, thotë për Radio Kosovën se për vitin 2023, Qeveria dhe Kuvendi  duhet të përgatisin paketa shumë më të mira dhe kualitative për t’i tërhequr investimet e huaja në Kosovë, por edhe për t’iu ndihmuar investitorëve të brendshëm për të zhvilluar biznesin e tyre, raporton Radio Kosova.

“P.sh: një, ndër vite që është ndërtuar është një politikë shumë e favorshme fiskale e që duhet të avancohet më tutje duke u liruar lënda e parë, e dyta, duhet të shihet mundësia e subvencionimit të pagave siç janë duke bërë të gjitha vendet e rajonit për investitorët fillestarë apo bizneset fillestare për një periudhë të caktuar, e treta, duhet të shihet mundësia e lëvizjes së TVSH-së për investimet fillestare, dhe e katërta duhet të shihet mundësia e ofrimit të tokës qoftë pa pagesë ose vlerë shumë minimale që biznesi të vijë e të vendoset në vendin tonë”, thotë Rafuna.

Rafuna thotë se investimet e huaja, janë kryesisht në patundshmëri dhe jo në prodhim, dhe kjo sipas tij, duhet të paraqesë shqetësim për udhëheqësin e Kosovës.

“Ne duhet të koncentrohemi shumë në prodhim, është rritur vlera e investimeve të huaja krahasuar me vitin paraprak, por në raportet detajuese të tyre shihet se shumica kanë shkuar në patundshmëri , e kjo tregon se këto janë para nga diaspora të cilët kanë blerë banesë apo shtëpi, por te prodhimi kemi vetëm 4 milionë e gjysmë që janë investuar aty dhe kjo është një shumë shqetësuese për qeverinë e që duhet ndërmarrë masa urgjente në bashkëpunim me komunitetin e biznesit për të krijuar masa stimuluese për investimet e huaja që të jenë kualitative dhe të koncentruar në prodhim”, deklaroi ai.

Konkurrenca e ashpër nga shtetet e tjera, po ia merr Kosovës investitorët, thotë  për Radio Kosovën, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

“Kosova nuk ka ndonjë pako dhe institucionet e shtetit që ofrojnë investitorë të huaj duke ua plotësuar procedurat më të shkurtra dhe duke ua plotësuar kërkesat e tyre, dhe në këtë drejtim konkurrenca e ashpër nga shtetet e tjera po na i merr neve investitorët dhe ata po ikin nga Kosova, prandaj Qeveria duhet të bëjë shumë më shumë në këtë drejtim, nëse donë që të ketë rritje të zhvillimit ekonomik, mundësi të punësimeve të reja, prodhimeve  dhe eksporteve të reja dhe promovimi i Kosovës nëpërmes biznesit dhe diplomacisë ekonomike e cila në Kosovë tashmë kjo është tepër e zbehtë”, u shpreh Shahini.

Sidoqoftë, përkundër kësaj, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka theksuar se në rritjen e investimeve të huaja ka progres. Sipas tij, këtë vit ato janë rritur për 47. 6 për qind, kurse eksportet për 83.6 për qind.

“Një pjesë e këtij progresi është drejtpërdrejt e lidhur me progresin tonë në forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë, edhe pse para nesh është një rrugë tejet e gjatë. Në të ardhmen ndër të tjera duhet të kemi miratim të reformave politike dhe ligjore, uljen e burokracisë, angazhim për përmirësime sistematike dhe strukturore një mekanizim i integruar zbatues e të tjera”, pati deklaruar Kurti.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se për vitin 2023, qeveria  duhet të avancojë në eliminim e shumë barrierave administrative e burokratike, me të cilën sot përballen jo vetëm bizneset vendore, por edhe investitorët e huaj.

You Might Also Like

Shqetësime për cilësinë e ushqimit

Oriz me spinaq dhe kungulleshka

Ekmek kadaifi me krem ​​të lehtë të rrahur

Suedia ka ndërmarrë një hap revolucionar në dixhitalizimin e turizmit

Shqipëria renditet midis 70 ekonomive të para në indeksin global të inovacionit

Kosova Times January 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

Kosova Times Kosova Times May 9, 2023
Ministria e Drejtësisë: 209 persona janë përjashtuar tashmë nga regjistri i agjentëve të huaj
Haliti: Në zgjedhjet e shkurtit, kjo parti do të triumfojë me votat e diasporës
Haradinaj: Logjika qeverisëse e Kurtit nuk përkon fare me kohën që jemi duke jetuar
“Përvoja e spastrimeve, kolonizimit dhe traumës”. Një libër për të kaluarën dhe të tashmen e Krimesë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?