Thursday, July 30, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia shqipton mbi 2,800 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia shqipton mbi 2,800 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë  nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet,, ndërsa janë evidentuar 27 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 52 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit të trafikut, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2,831 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 25 persona, ndërsa 18 persona janë dërguar në mbajtje. Një person është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram