Thursday, July 30, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh U.D. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për ditën e premte një takim me kryetarët e subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe synon përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar më 6 gusht.

Në rend dite të seancës konstituive parashihen formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.

Sipas procedurave parlamentare, mbledhjen përgatitore e thërret kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive drejtohet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram