Qytetarë të shumtë të Pakistanit dhe Irakut sulmuan ambientet e konsullatave amerikane në këto vende pas lajmit për vdekjen e Ajatollah Ali Khamenei-t të Iranit.Videoja tregon një turmë burrash brenda portave të konsullatës që përpiqen të thyejnë xhamat e dritareve dhe dyerve për të hyrë në ndërtesën kryesore.
Videot tregojnë konfrontimin midis policisë dhe demonstruesve në rrugën përpara konsullatës. Ndërsa demonstruesit qëllonin me gurë, policia qëlloi me gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë ata. Një video tjetër tregon dhjetëra burra brenda portës së konsullatës duke u përpjekur të thyejnë dritaret dhe dyert prej xhami për të hyrë në ndërtesën kryesore.
Incidente u regjistruan në Bagdad të Irakut dhe në Karaçi të Pakistanit. Në Pakistan, shërbimet e sigurisë thanë se të paktën gjashtë protestues u vranë.
Sipas një deklarate nga Shërbimi i Shpëtimit Edhi, oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të vënë situatën nën kontroll, duke rezultuar në lëndime të disa personave.
Ambasada iraniane në Pakistan dënoi “aktin terrorist frikacak, të neveritshëm dhe barbar” nga SHBA-të dhe Izraeli i drejtuar kundër udhëheqjes iraniane, pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit.
Deklarata kujton “guximin, rezistencën, vendosmërinë dhe përkushtimin gjatë gjithë jetës së udhëheqësit suprem, Ajatollah Seyyed Ali Khamenei, ndaj idealeve të pavarësisë, dinjitetit dhe rezistencës”, thuhet në deklaratë.

