Kosova ka arritur një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”.
“Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e posa filluar! Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë. Sot dëshmuam se me përkushtim, unitet dhe besim në vetvete mund të arrihen rezultate të mëdha. Urime ekipit të Kosovës për këtë fitore të rëndësishme! Faleminderit lojtarëve, kapitenit, stafit dhe të gjithë atyre që na mbështetën. Kosova fuqi rajonale e golfit”, njofton Federata e Golfit e Kosovës.

