Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, i është përgjigjur kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti për takim, duke e bërë të qartë se PDK nuk do të ndryshojë qëndrimin politik dhe se do të mbetet në opozitë.
Duke e falënderuar Kurtin për ftesën, Hamza ia rikujtoi se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar, duke iu referuar edhe takimit të 10 korrikut.
“Në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë. Presim që ju, në përputhje me përgjegjësitë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit” ka thënë kreu i PDK-së.

