Monday, August 3, 2026
HomeLajmeKosovëUlutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka ritheksuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi në selinë e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ku së bashku me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina, u prit nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe aktivitetet e koordinuara ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, duke u theksuar rëndësia e koordinimit të ngushtë.

Palët gjithashtu riafirmuan përkushtimin e përbashkët për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në funksion të ruajtjes së sigurisë në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram