Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi, ka bërë të ditur se në Dubai dhe në qytete të tjera të vendit ndodhen rreth 1,400–1,500 shtetas shqiptarë me rezidencë, ndërsa mijëra të tjerë mund të jenë turistë që hyjnë dhe dalin pa vizë.
Kurtezi theksoi se aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, edhe pse situata është e papritur dhe e paparashikueshme. Bashkëpunimi me qeverinë e UAE dhe kontaktet me Iranin kanë ndihmuar për të menaxhuar situatën.
Për shkak të sigurisë dhe mbylljes së hapësirës ajrore, fluturimet janë të ndaluara, pasi sistemi i mbrojtjes raketore prioritet ka interceptimin e raketave. Hapja e hapësirës ajrore varet edhe nga vendet fqinje si Arabia Saudite, Katari dhe Kuvajti.
Ambasada po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët përmes telefonit dhe email-it, duke monitoruar situatën.

