Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Po punohet maksimalisht për evitimin e zgjedhjeve të reja

Kurti: Po punohet maksimalisht për evitimin e zgjedhjeve të reja

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se fitorja zgjedhore e subjektit që udhëheq ishte më shumë se rezultat i garës politike. Ai tha se po punohet maksimalisht që të evitohen zgjedhjet e reja.

“Ajo fitore erdhi nga një fushatë e cila nuk ishte vetëm një garë politike, por një lëvizje e gjallë, fort vitale, e cila përfshiu mijëra vullnetarë, aktivistë dhe simpatizantë në të gjithë Kosovën, nga viset e banuara me shqiptarë, por edhe nga mërgata jonë e dashur. Energjia, përkushtimi dhe durimi i tyre ishin forca jonë më e madhe. Pa këtë angazhim, asgjë nuk do të ishte e mundur; me atë angazhim, gjithçka na u mundësua”, tha Kurti.

Kurti tha se fitorja prej 51% ishte dëshmi që populli foli qartë për atë çfarë donte për vendin.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Kurti prezantoi edhe prioritetet e qeverisë për mandatin e ri, duke përmendur investime strategjike: 1 miliard euro në ushtri, 1 miliard euro në prodhim dhe 1 miliard euro çdo vit në projekte kapitale, me qëllim zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe begatinë e qytetarëve.

Ai foli gjithashtu për përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Presidentit, duke siguruar se po punohet maksimalisht për evitimin e zgjedhjeve të reja.

Mbledhja u fokusua edhe në çështjet organizative të Lëvizjes, përfshirë zgjedhjet e brendshme që do të mbahen gjatë këtij viti. Kryeministri përfundoi duke nënvizuar se angazhimi dhe kontributi janë për popull, shtet dhe shoqëri, duke përgëzuar edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësit për punën dhe rezultatin e arritur.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2Fpfbid08kUFBgoR9o3u6Hc3eSa6QoZRh7zZkMePUJfmbiJ1vAGyk9d73bCybeehmCr4QTeZl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram