Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 30-vjeçaren nga një situatë e rrezikshme

Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 30-vjeçaren nga një situatë e rrezikshme

Të martën rreth orës 18:20, stacioni policor në Kaçanik është njoftuar nga një njësi e Trafikut Rajonal, e cila gjatë patrullimit në rrugën magjistrale kishte vërejtur një 30 vjeçare, duke ecur në pjesën e betonuar të urës, në afërsi të Fushës së Pajtimit, në rrethana që kishin ngritur dyshime për rrezik të mundshëm ndaj jetës së saj.

Sipas policisë, pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë patrullat policore, Njësia e Hetimeve, Njësia e Zjarrfikësve dhe ekipi i Emergjencës.

Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, rreth orës 18:35 personi është larguar me sukses nga zona e rrezikshme dhe është vendosur në një vend të sigurt, pranë rrethrrotullimit te Fusha e Pajtimit.

“Në vendin e ngjarjes, ekipi i Emergjencës i ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa për rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe Qendra për Punë Sociale, pasi personi nuk kishte familjarë apo persona përgjegjës që të kujdeseshin për të”, thuhet në njoftim.

Policia e Kaçanikut ka bërë me dije se në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe strehimin e personit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram