Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeProtesta e 67-të në Tiranë, kërkohet anulimi i projektit në Zvërnec

Protesta e 67-të në Tiranë, kërkohet anulimi i projektit në Zvërnec

Për të 67-ën ditë radhazi, qytetarë u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër projektit turistik të planifikuar në Zvërnec, duke ngritur njëkohësisht edhe një sërë kërkesash me karakter politik.

Protesta nisi në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë.

Përveç kërkesës për anulimin e investimit në Zvërnec, protestuesit kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, ndryshime në sistemin politik dhe reformimin e ligjit zgjedhor.

Ata gjithashtu kërkojnë shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, të Paketës së Maleve, si dhe të ndryshimeve ligjore që lidhen me zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Gjatë tubimit, aktivisti Edison Lika deklaroi se protestat do të vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht. Ai u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë pretendimet e ngritura nga protestuesit, ndërsa pjesëmarrësit ritheksuan se do të vijojnë mobilizimin e tyre në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram