Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të janë mbledhur në seancën konstituive të Kuvendit. U formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Grupet parlamentare kanë propozuar anëtarët e komisionit për verifikimin e korumit dhe mandateve të deputetëve. 117 për dhe 1 abstenim është votuar kjo pikë e rendit të ditës.
Seanca do të vazhdojë pas 30 minutave, pas verifikimit të mandateve të deputetëve.
Në rend dite është betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve. Me konstituimin e Kuvendit nis afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Afati 15-ditësh për votimin e Qeverisë fillon vetëm pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare.
Konstituimi i Kuvendit, deputetët fillojnë të hyjnë në sallë
Deputetët e legjislaturës së re kanë vazhduar të mblidhen në sallën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa seanca konstituive, e paraparë të fillojë në orën 10:00, pritet të nisë pas përfundimit të përgatitjeve procedurale.

