Monday, September 21, 2026
HomeLajmeKosovëProtestë para Kuvendit për Ligjin e Shtetësisë dhe nenin 155 të Kushtetutës

Protestë para Kuvendit për Ligjin e Shtetësisë dhe nenin 155 të Kushtetutës

Lëvizja Revolta po mban protestë para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar, sipas saj, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Protestuesit kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë sipas Ligjit për Shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, si dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas organizatorëve, protesta nuk ka karakter partiak, por synon mbrojtjen e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së vendit. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen kërkesave të tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram