Tuesday, May 26, 2026
HomeKulturëFestival poezie

Festival poezie

“Eja n’Liss”, ishte sot organizimi i Klubit Letrar “Ndoc Gjetja”, në edicionin e tretë të takimit poetik, zhvilluar në Pallatin e Kulturës së qytetit, në kuadër të festimeve për 2 Marsin, në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës.

Ky edicion, që mblodhi mbi 100 poetë nga mbarë gjeografia shqiptare, e ktheu Lezhën sot jo vetëm në një hapësirë të gjallë të fjalës artistike dhe të shpalosjes së vlerave kulturore, por edhe në kryeqytet të kulturës dhe të fjalës së bukur.

Mes 40 poetëve me krijime në gegnisht, Ishte i pergjedhur edhe Imer Hysa, gazetar, poet , me poezinë e titulluar: “Shtatë”. Me kete rast ai falenderoi jurinë profesionale për vlerësimet me çmime për poetët fitues, si dhe organizatorët që “Eja n’Liss” po e kthejnë në traditë të përvitshme, si vazhdimësi e trashëgimisë letrare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram